GAP Monitor, qershor 2010

12/06/2010

Qeveria e Republikës së Kosovës ka lënë mbrapa 6 mujorin e parë të qeverisjes së saj për vitin 2010.

Për të lexuar raportet për të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovë të muajit qershor 2010, klikoni; 

Shkarko dokumentin:

Gjatë muajit qershor janë mbajtur pesë mbledhje të rregullta dhe janë marrë 30 vendime. Numri i mbledhjeve që nga fillimi i këtij mandati qeverisës ka arritur në 131. 






Edhe në këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e projektligjeve nga Strategjia Legjislative 2010. Mirëpo, procesi i miratimit të projektligjeve nuk është duke shkuar sipas afateve të parapara me këtë strategji. Me ndryshimet e bëra gjatë muajit qershor, SL’10 tani përmban 128 projektligje. Tani që ka kaluar gjysma e vitit, Qeveria ka miratuar vetëm 34 prej tyre apo 27% të strategjisë.






Për shkak të marrëveshjes së arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së, Qeveria është obliguar që të ndryshojë dhe procedojë në mënyrë të përshpejtuar për në Kuvend projektligjet më të rëndësishme nga fusha e ekonomisë. Përveç projektligjeve, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një herë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2011-2013, edhe pse të njëjtën e ka miratuar edhe një muaj më parë.