Rregullimi i Marrëdhënies së Punës në Kosovë – ligji dhe zbatimi i tij

28/06/2010

Instituti për Studime të Avancuara GAP, me mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung (FES), më 28 qershor 2010 organizuan konferencën “Rregullimi i Marrëdhënies së Punë në Kosovë – ligji dhe zbatimi i tij”, ku si objekt diskutimi kishte Projektligjin e Punës që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe gjendja reale sa i përket zbatimit të ligjeve të punës.

Analizën me titull “Rregullimi i Marrëdhënies së Punë në Kosovë – ligji dhe zbatimi i tij”, mund ta lexoni duke klikuar:

Shkarko dokumentin:

Panelist në këtë konferencë ishin Shpend Ahmeti (Instituti GAP), Fadil Rracaj (MPMS), Nurishahe Hulaj (Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale) dhe Blerim Syla (Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë). Në debat kontribuuan edhe deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të MPMS dhe Inspektoratit të Punës, Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe bankave komerciale, anëtarë të BSPK, sindikata e policisë, PTK-së, organizatave jo qeveritare, etj.

Pas konferencës dhe prezantimit të analizës, Instituti GAP ka prezantuar rekomandimet e analizës edhe në dëgjimin publik të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të mbajtur më 30 qershor 2010.