Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
Kritikat e njëpasnjëshme të organizatave financiare ndërkombëtare e sidomos asaj të FMN-së karshi autorititeteve publike në Çështjet e menaxhimit të financave publike, kanë shtyrë Qeverinë që në pakon e ndryshimit dhe plotësimit të një sërë ligjesh tjera të fus dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Ky vendim u morr në mbledhjen e 128-të të Qeverisë të mbajtur më 11 qershor 2010. Projektligji në fjalë ka pësuar ndryshime sa i përket procedurave të shpenzimit të parave publike nga organizatat buxhetore, përkatësisht marrja parasysh e të hyrave apo ulja e shpenzimeve nga organizatat buxhetore në procesin e hartimit të buxhetit të tyre, pra e tëra kjo për të ruajtur stabilitetitn ekonomiko-fiskal.
Në nenin 25 e cila ka të bëjë me Ligjet e rishqyrtuara të ndarjeve buxhetore dhe buxheteve i është shtuar edhe një pikë ku thuhet se Çdo propozim ndryshim në Ligjin për Ndarjet Buxhetore ose në buxhetin e Kosovës nuk do të rezultojë në ndonjë rritje të shpenzimeve për vitin fiskal që së paku nuk barazohet me reduktimin e shpenzimeve dhe/ose masat për rritjen e të ardhurave. Me fjalë të tjera, në hartimin e buxheteve do të kihen parasysh të hyrat dhe në bazë të të hyrave do të përcaktohen edhe shpenzimet apo nëse nuk mund të rriten të hyrat atëherë duhet të zvogëlohen shpenzimet. Një nen tjetër substancial është Neni 19 ku flitet për miratimin dhe hartimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve. Në këtë nen thuhet që deri më 30 prill të secilit vit kalendarik, Qeveria duhet t'ia dorëzojë Kuvendit këtë dokument për vitin e ardhshëm fiskal si dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale. Kjo Çështje në ligjin e vjetër nuk ka qenë mjaft mirë e rregulluar pasi që përpos për vitin 2009, procedurat dhe afatet kohore për miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve nuk kanë qenë të specifikuara siÇ duhet.