GAP Monitor, maj 2010

01/05/2010

Gjatë muajit maj, Qeveria e Kosovës ka mbajtur tri mbledhje të rregullta.

Për të lexuar GAP Monitor për vendimet e Qeverisë së Kosovës për muajin Maj 2010, klikoni; 

Shkarko dokumentin:

Në këto mbledhje janë marrë gjithsejtë 30 vendime. Vendimet e marra kanë të bëjnë me miratim të projektligjeve (6 vendime), miratim të akteve nënligjore (1 vendim), ndarje të mjeteve financiare (3 vendime), Universitetin e Prizrenit (2 vendime), postën dhe telefoninë mobile (2 vendime), miratim dokumentesh dhe strategjish (3 vendime), ndryshim të Strategjisë Legjislative (1 vendim), emërim të anëtarëve në borde (3 vendime), etj. 

Për të dytin vit radhazi, Qeveria e Kosovës, me vendim ekzekutiv, ka marrë dividendën nga PTK-ja. Pas miratimit të Projektligjit për Gjykatat në muajin mars, këtë muaj Qeveria ka miratuar edhe tri projektligje nga fusha e gjyqësisë, të cilat janë evidentuar si sfida në Raportin e Progresit të 2008 dhe 2009. Nga Strategjia legjislative për 2010 është larguar një projektligj dhe tani kjo strategji ka 126 projektligje. Përkundër miratimit të gjashtë projektligjeve, Qeveria e Kosovës edhe këtë muaj ka mbetur mbrapa me miratimin e projektligjeve që parashihen në Strategji Legjislative për 2010. Në pesë mujorin e parë të këtij viti janë miratuar 26 projektligje, apo 20.6% e Strategjisë Legjislative 2010.