Raporti i Progresit 2009 - sfidat

06/11/2009

Raporti i Progresit 2009 nga Komisioni Evropian është vlerësuar në mënyra të ndryshme nga klasa politike.

Këtë analizë mund ta lexoni duke klikuar; 

Shkarko dokumentin:

Përderisa opozita e ka quajtur raport të regresit, pozita e ka vlerësuar si raport historik. Raporti vlerëson se Kosova në të vërtetë ka bërë shumë pak progres prej vitit të kaluar deri në Shtatorin e vitit 2009, kurse në disa fusha, gjendja madje është përkeqësuar. Me qëllim të përmirësimit të debateve publike në lidhje me raportin e progresit, Instituti GAP në këtë shkrim paraqet një informatë të shkurtër mbi progresin në vitet e kaluara, dhe sfidat kryesore.