Në shtator 2016 ka hyrë në fuqi Ligji nr.05/L-088 për rregullat e transportit rrugor. Ky ligj më shumë është përmendur nëpër media për gjobat e larta që parasheh në rast të shkeljeve në komunikacionin rrugor. Por, ligji parasheh edhe disa rregulla të reja të cilat kanë të bëjnë me disa probleme të cilat Instituti GAP i ka ngritur në analizat e më hershme.
Në një hulumtim të bërë në vitin e kaluar, GAP kishe konstatuar se numri i madh i aksidenteve në komunikacion si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit nga veturat është si pasojë e lëshimeve që bëhen nëpër kontrolle teknike. Kështu, një ndër rekomandimet e GAP kishte qenë që:
"Policia e Kosovës të rrisë kapacitetet profesionale dhe teknike të cilat mundësojnë detektimin e shkaqeve teknike tek aksidentet në komunikacion".
Sipas ligjit të ri, policia ka të drejtë ta urdhërojë shoferin që ta dërgojë automjetin në kontroll teknik t; jashtëzakonshëm për të konstatuar nëse i plotëson standardet për të marrë pjesë në komunikacion. Po ashtu, ligji parasheh që, me qëllim të mbrojtës së ambientit, kontrollimi i rregullsisë teknike të mjetit mund të bëhet edhe në rrugë, përmes kontrollit teknik mobil.
Analizën e plotë të Institutit GAP mbi politikat qeveritare për importin, regjistrimin dhe kontrollimin e veturave mund ta lexoni KËTU.