Instituti GAP prezanton në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane

02/04/2008

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës mbajti dëgjim publik me temën “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”, ku ndër të ftuarit në këtë dëgjim ishte edhe Instituti GAP.

Përfaqësues i Institutit GAP në këtë dëgjim publik ishte Shpend Ahmeti i cili debatoi rreth procedurave të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshkroi mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në institucionet e KE në rast të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm evropian. 

Anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane i u dorëzua edhe një punim hulumtues i përpiluar nga Instituti GAP i cili përshkruan procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE, përfaqësimin e Kosovës në institucionet e KE dhe buxhetin e përbashkët të KE. Raporti përmban edhe rekomandimet se cilët hapa duhet të ndjekin institucionet kosovare për të filluar sa më shpejtë procedurat e anëtarësimit në KE.


Analizën e GAP mund ta lexoni duke klikuar Këtu