Funksionimi Efikas i Shërbimit për Hulumtime Parlamentare

14/12/2011

Më 10 dhjetor 2011, Kuvendi i Kosovës kremtoi dhjetë vjetorin e punës. Për këto dhjetë vite Kuvendi i Kosovës ka arritur të konsolidohet, të krijoj praktika të mira të punës dhe administratë profesionale.

Klikoni ne linkun e meposhtem,  për të lexuar analizën e GAP me titull “Funksionimi Efikas i Shërbimit për Hulumtime Parlamentare”.

Shkarko dokumentin:

Por ende mbetet shumë për tu bërë sa i përket konsolidimit të këtij institucione, me qëllim që të bart funksionet e tij kushtetuese.

 

Ajo çfarë është bërë shumë pak në këto dhjetë vite është funksionalizimi i Shërbimit për Hulumtime Parlamentare. Me qëllim që deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin vendime në bazë të informata të pavarura dhe jo në bazë të informatave dhe analizave të cilat vinë nga Qeveria, nevojitet funksionalizimi i Shërbimit për Hulumtime Parlamentare, si njësi e pavarur në kuadër të administratës së Kuvendit, e cila mbështet deputetët me informata, hulumtime dhe analiza për çështjet në diskutim në Kuvend. 


Në këtë publikim, Instituti për Studime të Avancuara GAP argumenton nevojën për një shërbim të tillë. Ky raport përshkruan përpjekjet e gjertanishme për konsolidimin e një shërbimi të tillë në kuadër të Kuvendit të Kosovës, si dhe jep rekomandime se si do të duhej të procedohej me funksionalizimin e këtij Shërbimi.