Kushtetuta e Kosovës - një djathë zviceran

05/05/2011

Tri vite pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, kanë filluar procesin për plotësimin dhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Per te lexuar analizën “Kushtetuta e Kosovës – një djathë zviceran”, klikoni ketu; 

Shkarko dokumentin:

Gjatë tri viteve të zbatimit të Kushtetutës, u vërejtën defekte të mëdha, zbrazëtira dhe vështirësi në interpretim, edhe pse Kushtetuta e Kosovës është një dokument voluminoz.

 

Defektet e Kushtetutës erdhën edhe si pasojë e procesit të mbyllur që u ndoq gjatë hartimit dhe miratimit të saj. Mirëpo, mënyra dhe procesi i gjertanishëm i ndryshimit të Kushtetutës, si rrjedhojë e  një pakti të tri partive politike, na lë të kuptojmë se edhe procesi i ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës do të jetë proces jo transparent dhe pa gjithëpërfshirje të shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur.


 


 

Instituti GAP, përmes kësaj analize, përshkruan procesin jo demokratik të miratimit të Kushtetutës, hapat e gabuar të gjertanishëm për ndryshimet kushtetuese dhe jep rekomandime për një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës.