Konflikti Ligjor lidhur më privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore

27/04/2011

Më 27 prill 2011, Instituti për Studime të Avancuara GAP organizoi debat për procesin e privatizimit, me theks të veçantë konfuzionin ligjor që po e përcjell këtë proces.

Analizën e Institutit GAP mund ta lexoni duke klikuar ketu; 

Shkarko dokumentin:

Në këtë konferencë, u prezantua analiza me titull “Konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore: Ndryshimi i Ligjit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, Ligjit për AKP dhe ligjet relevante”. Në këtë konferencë analiza u prezantua nga Haxhi Gashi, profesor i të drejtës pronësore/civile në Fakultetin Juridik në UP, i cili njëherësh është edhe autor i analizës së Institutit GAP.

znj.Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoreshë menaxhuese në AKP prezantoi qëndrimin e AKP dhe edhe një herë konfirmoi nevojën për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjne me procesin e privatizimit. 


Po ashtu pjesë e panelit ishte edhe znj.Valdete Daka – anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila paraqiti pikëpamjen e gjyqësorit për rastet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit.


Në debat kontribuan edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri, Sala Berisha-Shala dhe Naser Osmani, si dhe ish deputetët Bahri Hyseni dhe Et’hem Çeku; sindikalistët e sindikatave të punëtorëve, përfaqësues të Zyrës Ligjore të ICO, etj.


Nga të gjitha diskutimet, u nxor përfundimi se ndryshimi i bazës ligjore dhe nxjerrja e ligjeve të reja për privatizimin është çështje urgjente dhe duhet të ndodh sa më parë, mirëpo ky proces duhet të jetë i hapur dhe jo në procedurë të përshpejtuar sikurse ka ndodhur më Ligjet e Pakos së Ahtisaarit, pjesë e së cilave ishte edhe Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.