Ndërmarrësia dhe profesionet e së ardhmes në Kosovë

22/06/2011 Shkruan Jeton Mehmeti

Nga Jeton MEHMETI & Rudina HEROI*

‘Shumica e vendeve të punës nuk do të vinë nga punëdhënësit tonë më të mëdhenj. Ato do të vinë nga më të vegjlit. Ne duhet të bëjmë çfarëdo që mundemi për ta bërë ëndrrën e ndërmarrësisë realitet’ – Ross Perot

Ky shkrim është publikuar për herë të parë në uebfaqen e Programit të USAID për Ndërmarrësit e Rinjë

Kosova ka dhe popullsinë më të re në Europë – 70% janë më të rinj se 35 vjeç, dhe shkallën më të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve në Europë – 40% të numrit total të të papunëve.  Në vitin 2008 Banka Botërore ka parashikuar se në pesë vitet e ardhshme edhe 200,000 të rinj do t’i bashkëngjiten fuqisë punëtore të Kosovës.

Nga ana tjetër, Kosova gjeneron shumë pak vende pune dhe për rrjedhojë, konkurrenca për ato vende pune është e ashpër.  Faktorë me rëndësi që ndikojnë në garën e kërkimit për punë janë, pa dyshim, niveli i arsimimit, shkathtësitë specifike për punë specifike si dhe vetë profesioni.  Në dhjetë vitet e fundit, trendi i drejtimeve që të rinjtë kanë zgjedhur të studiojnë dhe profesionet që kanë zgjedhur të ndjekin e kanë ndryshuar fokusin në mënyrë të konsiderueshme.
Vite më parë, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike kryesonin listën e kërkuar nga studentët.  Në vitin 2011, lista kryesohet nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik apo Fakulteti i Edukimit.  Në 2010, Fakulteti Ekonomik i Universitetit  të Prishtinës kishte rreth 7000 studentë.

Ngjajshëm, profesionet që dikur kërkoheshin në ttreg sot konsiderohen më pak atraktive nga të rinjtë.  MenaxhimiiI biznesit, e drejta, mjekësia janë tani më tërheqëse për të rinjtë që kërkojnë punë se sa, le të themi, karriera në inxhinieri elektrike apo mekanike.
Në vende me shkallë të lartë të papunësisë si Kosova, krijimi i një vendi pune kundrejt gjetjes së një vendi pune është kyç për zhvillim ekonomik.  Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj kreativë dhe novatorë për të forcuar sektorin e saj privat përmes produkteve dhe shërbimeve të reja.   Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe për zbritje të papunësisë, duke vepruar kështu si katalizator për zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

Në të gjithë botën, kriza globale financiare e viteve 2008/2009 rezultoi në rritje të shkallës së papunësisë.  Për shembull, në Europën Lindore, papunësia e të rinjve arriti në 25%.  Meqë papunësia në mesin e të rinjve në Kosovë është edhe më sfiduese, të rinjtë duhet të eksplorojnë mundësi alternative për punësim, si ndërmarrësia, ose të jenë të hapur ndaj mundësive në profesione që do të jenë e ardhmja e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ku do të jenë mundësitë për punësim dhe ndërmarrësi në të ardhmen e afërt në Kosovë?  Këto mundësi, sigurisht që do të jenë në përputhje me kërkesën e ndryshueshme të tregut të punës dhe biznesit në Kosovë.   Më poshtë është një listë e sektorëve kryesorë dhe shkathtësive specifike që do të kërkohen gjithnjë e më shumë.

Industria e përpunimit të drurit. Këto janë kompani që prodhojnë mobilje, dyer dhe dritare. Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se gjashtë kompani vendore të përpunimit të drurit në Kosovë kanë një qarkullim vjetor prej €1-6 milionë, që nënkupton se ky është një biznes shumë fitimprurrës. Këto kompani janë shumë të suksesshme, sin ë tregun vendor, ashtu dhe atë të eksportit.  Mirëpo, ato kanë mungesa, për shembull të stafit të trajnuar se sit ë përdorin materialet bruto.  Për rrjedhojë, kompanitë e përpunimit të drurit janë të detyruara të blejnë material të përpunuar, që shkakton shpenzime shtesë.  Përveç kësaj, këto kompani po e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të punësojnë menaxherë kompetentë të prodhimit që do të bënin më të lehtë zgjerimin e tregut të tyre, apo dizajnerë për mobilje që do të bënin dizajne autentike dhe moderne për mobilje duke rritur kështu konkurrueshmërinë e mobiljeve të Kosovës në tregun rajonal dhe atë europian.

Teknologji Informative (TI).  TI është një nga industritë më të fuqishme në botë, që ka lulëzuar falë zhvillimit të shpejtë të sektorit të kompjuterave dhe pajisjeve të tjera softuerike. Ky sektori kryesisht është në duar të të rinjve. Prandaj, Kosova ka një potencial unik për ta zhvilluar këtë sector dhe më tej.  Profesionistët e TI-së punojnë në disa lëmi, si e-qeverisja për qytetarët; dizajnimi i softuerëve kompjuterikë për qeverinë, institucionet, universitetet, kompanitë private, bankat, kompanitë e sigurimit; dizajn dhe mirëmbajtje të uebfaqeve, komunikim mes njerëzve etj.  The Nevoja për ekspertë të TI-së në Kosovë pritet të rritet për shkak të reformave teknologjike që Kosova do të duhet të ndërmarrë si rezultat i numrit në rritje të kompanive vendore.  Kjo është një mundësi e mirë për ndërmarrësi, pasi ekspertët e TI-së mund të ofrojnë gjithnjë e-shërbime përmes kompanive të tyre.

Agrobiznesi.  Ky është tashmë një aktivitet fitimprurës për shumë familje kosovare, sidomos në zonat rurale ku papunësia është më e theksuar.  Mundësitë për të punuar në agrobiznes po rriten krahas rritjes së kërkesës për produkte të freskëta vendore, si produkte të mishit apo qumështit.  Ferma të vogla me lopë që shesin qumësht ose rrisin lopë për mish, ferma të pulave për vezë, qendra të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit për jugort, ajkë etj., kanë potencial të mirë për të qenë të suksesshme.  Bletaria, kultivimi dhe përpunimi i frutave dhe perimeve, grumbullimi i frutave të pyllit janë të tjera ide për biznes me potencial, përmes të cilave shumë familje mund të rrisin të ardhurat e tyre vjetore.

Punë teknike. Në Kosovë po rritet shumë nevoja për saldues dhe molerë të certifikuar. Të rinjtë nuk kanë interes në profesione të tilla, por lajmi i mirë është se kompanitë vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në vendin tonë do të kenë nevojë për më shumë njerëz me shkathtësi të certifikuara, si saldues apo molerë të certifikuar.  Po ashtu, të tjera profesione për t’u marrë në konsideratë dhe që kërkojnë arsimim të lartë janë sociologët, psikologët, hulumtuesit, përpunuesit e të dhënave dhe statisticienët.

Është e vështirë të parashihet me saktësi se cilat profesione do të jenë më të kërkuarat në tregun e Kosovës.   Mirëpo trended aktuale sugjerojnë se nuk është shumë fitimprurëse, as për individin, as për shoqërinë në përgjithësi që disa fakultete të universitetit të kenë numra në masë të studentëve, ndërkohë që disa të tjerë konsiderohen më pak tërheqës, pavarësisht rëndësisë së asaj që ato mësojnë.  Përveç kësaj, të rinjtë duhet të shqyrtojnë se cilat mund të jenë profesionet më të kërkuara pasi të kryejnë studimet, pavarësisht se cilat kanë profesionet më të kërkuara kur ata filluan të studiojnë.  Studentët aktualë dhe një grup i atyre që kanë diplomuar duhet të marrin parasysh mundësinë e ndërmarrësisë si mënyrë punësimi.  Ndërmarrësia mund të shërbejë si një hap shumë i rëndësishëm drejt përdorimit në praktikë të njohurive të tyre, dhe pse jo, drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme.

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Investimi i Gabuar në Master

05.09.2013 Shkruan Jeton Mehmeti

Problemet me Monitorim

27.09.2010 Shkruan Jeton Mehmeti