Politikat Zhvillimore

Njësia për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social është përgjegjëse për hulumtimet dhe analizat që bien në fushën e ekonomisë dhe atë sociale, siq janë: projektet energjetike në Kosovë; monitorimi i sistemit komercial bankar dhe funksionimit të BQK; monitorimi i shpenzimeve buxhetore, formave të raportimit të buxhetit dhe zbatueshmërisë së ligjeve për menaxhimin e financave publike.

Gjersa në fushën sociale, GAP ndër këto vite ka dhënë kontribut në përmbajtjen e Ligjit të Punës dhe monitorimit të zbatueshmërisë së tij, si dhe GAP ka qenë i angazhuar në vazhdimësi në monitorimin e politikave zyrtare për tregun e punës dhe dhënien e rekomandimeve të shumta për rregullimin e kësaj fushe. GAP synim kryesor ka edhe kontributin në përmirësimin e politikave në arsim, sidomos në arsimine lartë publik dhe privat.