Anëtar i Bordit Këshilldhënës
Anëtar i Bordit Këshilldhënës
Mërgimi është Themeluesi dhe Drejtori ekzekutiv i Gjirafa, Inc (www.gjirafa.com), vegël e kërkimit dhe platformë e përmbajtjes në gjuhën shqipe. Kohëve të fundit Gjirafa ka mbledhur 2.5M $ përmes financimeve ‘angel’ dhe ‘venture’, me investitorë që përfshijnë Rockaway Capital, Esther Dyson, Ondrej Bartos, Phillip Staehelin. Gjirafa është duke punuar për ta ndërtuar ekonominë përmes internetit dhe për t’i sjellë solucionet më të përparuara në tregjet e posa shfaqura në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në të kaluarën ai ka themeluar iziSurvey, një solucion i anketimit mobil dhe MatchBox. Aktualisht Mërgimi kryen funksionin e Kryetarit të Bordit të Guvernatorëve në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, si anëtari i bordit këshillues për disa biznese startup, programe shtytëse dhe fonde, dhe ka mbi 15 vite përvojë profesionale me biznese startup, teknologji, menaxhment si dhe përvojë për sa i përket investimeve.
Në të kaluarën Mërgimi ka punuar në New York për Broadridge Financial Solutions (NYSE:BR), si zëvendës asistent i profesorit me departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin St. John’s, dhe në programin e konsulencës në Morgan Stanley Smith Barney (NYSE:MS). Arsimimi i tij përfshinë diplomën BSc me nderimet më të larta në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti St. John’s, diplomën MSc në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i New Yorkut, dhe diplomën MBA me nderime duke specializuar në Menaxhimin Ekzekutiv nga Kolegji i Biznesit Tobin në Universitetin St. John’s.