Anëtar i Bordit Këshilldhënës
Anëtar i Bordit Këshilldhënës
Gregory Thwaites është profesor i asociuar në departamentin e ekonomiksit në Universitetin e Nottingham, Drejtor i Kërkimeve në Fondacionin Resolution dhe Menaxher i Biznesit në revistën shkencore “Review of Economic Studies”. Gregory ka kaluar gjithsej 12 vjet në Bankën e Anglisë midis viteve 2001-2018, ku puna e tij e fundit ishte si udhëheqës i kërkimeve ndërkombëtare. Ai ka punuar gjithashtu si ekonomist për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Komisionin e Pavarur për Bankat (‘Komisioni Vickers’), ndër të tjera. Në vitin 2015, Gregory mori doktoraturën e tij në ekonomiks nga LSE nën mbikëqyrjen e Silvana Tenreyro.
Gregory ka interesa të gjerë kërkimore në makroekonomikën e ndryshimeve demografike dhe strukturore, të dhënat në nivelin e firmave, transmetimin e politikës monetare dhe tregjet e punës. Përveç se ligjëron Teorinë dhe Praktikën Monetare në Universitetin e Nottingham, ai ka ligjëruar Makroekonomi në Universitetin e Kembrixhit (mbikëqyrje e studentëve të vitit të fundit të studimeve të larta), Financa Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës (ang. LSE) (leksione për PhD), dhe disa programe të ndihmës teknike të rëndësishme në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës dhe në Qendrën për Studime të Bankës Qendrore në Bankën e Anglisë.