Anëtare e Bordit Këshilldhënës
Anëtare e Bordit Këshilldhënës
Venera Demukaj është asistent profesor në RIT Kosovës ™ (A.U.K). Ajo ligjëron Ekonominë e Zhvillimit, Ekonominë e Burimeve Natyrore, Ekonominë e Mjedisit dhe Ekonominë Ndërkombëtare. Ajo gjithashtu është mbikëqyrëse e projektit Honoros’ Society në RIT Kosovë ™ (A.U.K). Më parë ajo ka punuar në Universitetin e Prishtinës dhe në Institutin Riinvest. Venera përfundoi doktoraturën në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare, Universiteti i Trentos (Itali), me temë disertacioni "Efektiviteti i Ndihmave në Vendet Post-konfliktuale”'.
Gjatë hulumtimit të saj për doktoraturë, Venera ka kaluar tre muaj si praktikante në UNU-WIDER në Helsinki. Në vitin 2015, Venera ka qëndruar katër muaj si studiuese vizitore në Universitetin West Virginia , me bursën Fullbright. Venera ka qenë gjithashtu e përfshirë në disa projekte kombëtare dhe rajonale si udhëheqëse e ekipit si në projektin e UNDP-së "Raportin e zhvillimit të mijëvjeçarit të dytë për Kosovën" (2007); Programi Rajonal për Promovimin e Hulumtimeve (RRPP) mbi ‘Arsimin Special mbi Korrupsionin në Ballkanin Perëndimor’ (2012-2013);Projekti i USAID BEEP mbi Zhvillimi Ekonomik dhe Tranzicionin Politik në Kosovë (2012 -2013).
Interesat e saj kërkimore kryesore janë tranzicioniet e post-konfliktit; ndihmat e huaja; ulja e varfërisë; dhe politikat e energjisë. Punimet e saja të publikuara janë mbi ekonominë politike të rindërtimit të pasluftës dhe zhvillimit në Kosovë.