Bordi Këshilldhënës

Besnik Pula

Anëtar i Bordit Këshilldhënës

Dr. Besnik Pula është Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (SHBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian. Specializon ekonominë politike krahasuese dhe ndërkombëtare, studimet komuniste dhe paskomuniste dhe teorinë sociologjike. Është autor i librit Globalizimi nën dhe pas socializmit (Globalization Under and After Socialism, Stanford University Press, 2018) dhe i dhjetëra studimeve shkencore mbi ekonominë politike të Evropës lindore, të demokratizimit dhe shtetformimit, dhe të teorisë sociologjike. Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitin Georgetown, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjeruese me universitetin Princeton, New York University dhe Universitetin e Binghamtonit. Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (SHBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (SHBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX). Në Kosovë, ka shkruar mbi ekonominë politike dhe politikat zhvillimore si kontribues në revistën Ekonomia dhe në të përditshmën Koha Ditore.


 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund Open Society Institute Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë