Hulumtuese
Hulumtuese
rrona@institutigap.org
Rrona është Hulumtuese në Institutin GAP nga muaji tetor i vitit 2021. Ajo para se t’i bashkohej Institutit GAP, ka punuar në Bankën Qëndrore të Kosovës si Konsulente për Stabilitet Financiar, për një periudhë dy vjeçare. Gjithashtu, në periudhën nëntor 2017 – gusht 2019, ka qenë e angazhuar fillimisht në Ministrinë e Zhvillimit Ekonimik si Zyrtare e lartë për analiza sektoriale, e më pas në një projekt të USAID – Kosovo Energy Security of Supply, si Eksperte Financiare.
Rrona ka përfunduar studimet Master në Financa Ndërkombëtare dhe Ekonomi në Universitetin e Sussex në Angli, përmes programit Young Cell Scheme. Studimet Bachelor ajo i ka përfunduar në Universitetin e Sheffield, dega në Greqi, në fushën Studime Biznesi: Kontabilitet dhe Financa. Gjatë studimeve Master, ajo ka fituar çmimin si Studentja më e mirë në programin Financa Ndërkombëtare dhe Ekonomi, si dhe ka qenë pjesë e ‘Head’s list’ gjatë studimeve Bachelor. Rrona ka marrë pjesë edhe në shumë seminare dhe trajnime profesionale të çështjeve ekonomike dhe financiare.