Stafi

Ardit Namani

Hulumtues

Arditi është Hulumtues në Institutin GAP. Ai iu bashkua Institutit GAP në dhjetor të vitit 2021 në pozitën e Asistentit Hulumtues. Ka përfunduar studimet bachelor dhe master për ekonomi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Para se t’i bashkohej Institutit GAP, ka qenë pjesë e praktikës në Bankën Qendore të Kosoves, si dhe Doganën e Kosovës. 

Gjatë studimeve master si qendër të fokusit studimor ka pasur hulumtimet dhe analizat statistikore, politikat publike ekonomike dhe përdorimin e veglave dhe teknologjisë bashkëkohore në hulumtimet statistikore. Është njohës i mirë në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office dhe programit statistikor STATA.


 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund Open Society Institute Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë