Hulumtues i Lartë
Hulumtues i Lartë
blendi@institutigap.org
Blendi Hasaj është Hulumtues i Lartë në Institutin GAP në Njësinë për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social. Ai i’u bashkua Institutit GAP në verë të 2017. Blendi ka përfunduar studimet e Magjistraturës në Ekonomiks në Unviersitetin e Heidelbergut, Gjermani. Ai po ashtu mban titullin Baçelor në Ekonomiks & Menaxhment dhe Politika Publike nga Instituti për Teknologji i Roçesterit në Kosovë. Për rezultatet e arritura gjatë studimeve në fushën e ekonomiksit, Blendit i është ndarë çmimi Studenti më i Mirë i Gjeneratës në Ekonomiks.
Para se t’i bashkohej GAP-it Blendi ka qenë i angazhuar si ekspert dhe konsulent në projekte të GIZ, Social Impact dhe organizatave tjera. Ndërsa, ka punuar për tre vite si Hulumtues i Lartë në Qendrën për Energji dhe Resurse Natyrore, pjesë e RIT Kosova. Fokusi i Blendit në ekonomi është në tregti ndërkombëtare dhe makroekonomi, mirëpo i interesojnë edhe temat që lidhen më mirëqenien e qytetarëve, sikurse pabarazia në të ardhura, barrierat në tregun e punës, etj.