Anisa është hulumtuese në GAP që nga maji i vitit 2023. Interesat e saj përfshijnë analizën e politikave ekonomike dhe sociale. Para këtij roli, Anisa ka shërbyer si zyrtare politike në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë; asistente hulumtuese dhe asistente ligjëruese në Universitetin e Bernës në Zvicër. Ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme në fushat e politikave të tregtisë, promovimin e sektorit privat, drejtësisë ekonomike dhe sociale, si dhe energjisë.
Anisa ka përfunduar studimet e nivelit master në Filozofi Politike, Juridike dhe Ekonomike me nderime të larta në Universitetin e Bernës në Zvicër. Studimet e nivelit baçelor i ka përfunduar në Institutin për Teknologji të Roçesterit në Kosovë (RIT Kosovo) në Ekonomiks dhe Statistikë, Politika Publike, dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë studimeve, është angazhuar në projektin e USAID-it për Energji të Ripërtëritshme në ZRrE, dhe ka qenë dy herë pjesë e programeve të shkëmbimit kulturor dhe profesional nga Departamenti Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.