Anëtare e Bordit Këshilldhënës
Ardiana Gashi është profesoreshë në Fakultetin Ekonomik në Universiteti i Prishtinës. Në vitin 2007, ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e ekonomiksit të punës në Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertiza e saj përqendrohet në ekonomiksin e punës, duke përfshirë tregun e punës, migrimin, arsimin dhe pabarazitë në tregun e punës.
Ardiana ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në hartimin e politikave publike, ngritjen e kapaciteteve institucionale, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e tyre e politikave. Një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Ardianës lidhet me barazinë gjinore, përmes hulumtimeve, publikimeve shkencore dhe kontributit në hartimin e politikave që synojnë avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale.