Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07/02/2011 Shkruan Agron Demi


Publikuar në gazetën "Koha Ditore", më 5 shkurt 2011

Fillimi

Ju kujtohet fillimi i mandatit qeverisës së Qeverisë Thaçi? Që në takimet e para qeveritare, Qeveria Thaçi, e përbërë nga ministrat e PDK, LDK dhe minoriteteve, mori disa vendime të cilat ngjallën simpati tek qytetarët dhe dhanë shpresë se ky mandat qeverisës do të jetë i ndryshëm nga dy të parët. Të ngopur me qeverisjen paraprake, qytetarët ishin të etur për ndryshime. Të vetëdijshëm për këtë, Qeveria së pari mori vendim që mbledhjet e kabinetit qeveritar të jenë të hapura për mediat. Pas kësaj, u morën një mori vendimesh të rëndësishme. U kthyen në rishqyrtim vendimet e Qeverisë Çeku të mara pas zgjedhjeve parlamentare. U mor vendim që automjetet zyrtare të përdoreshin vetëm për punë zyrtare. U vendos limiti i përdorimit të telefonave mobil dhe atyre roming. Objektet qeveritare duhej të zhvendoseshin nga objektet private në objekte publike. Zyrtarët e lartë qeveritar duhej të përcaktoheshin për një pagë publike, atë të deputetit ose ministrit. Dhe shumë vendime të tjera të cilat ishin të drejta dhe u vlerësuan nga publike. Mediat dhe shoqëria civile vlerësuan këto vendime, me që rast opozita hidhte akuza ndaj medieve dhe shoqërisë civile me argumentin se të gjithë ishin përkrah qeverisë.


Mesi


Çfarë ndodhi? Për tri vite në vazhdim, në 151 mbledhje dhe 949 vendime që pasuan janarin 2008, Qeveria bëri pikërisht të kundërtën. Statistikat buxhetore tregojnë se u shpenzua më shumë në të gjitha kategoritë, në të cilat Qeveria u mundua të vërë rregull. Në dhjetor 2009, ministrat-deputet morën retroaktivisht për dy vite edhe pagën e dytë (madje ky vendim që nga ajo kohë nuk është publikuar asnjëherë në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit). Për tri vite radhazi nuk u respektua strategjia legjislative, u miratua dhe nuk u respektua Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, u prish stabiliteti makroekonomik. Vendimet dhe mos vendimet e Qeverisë gjatë tri viteve bën që Kosova të pranoj Raporte të Progresit më negative që janë shkruar për Kosovën që nga viti 2005. Të shënojmë keq në vlerësimin e Bankës Botërore për biznes, të Transparency International për korrupsion, të Freedom House, IREX e Reporterët pa Kufij për lirinë e shprehjes. Tani, Qeveria është ajo që akuzon mediat dhe shoqërinë civile se kanë filluar një “gjueti shtrigash” ndaj saj.


Fundi

Mandati qeverisës përfundoj para kohe. Më 2 nëntor Kuvendi i Kosovës shkarkoi Qeverinë. Mirëpo Qeveria e shkarkuar nuk e ndërpreu punën. Ajo vazhdoi që të mar vendime, madje të një rëndësie dhe publiciteti sikurse ato të fillimit të mandatit qeveritar. Emërtoi aeroportin me emrin e heroit "Adem Jashari" dhe autostradën me emrin e presidentit të ndjerë "Ibrahim Rugova". Por vendimet më të rëndësishme ishin rritja e pagave të punonjësve në sektorin publik. Marrja e vendimeve si Qeveri në dorëheqje ishte në kundërshtim me vet praktikën e vënë nga kjo Qeveri që në fillimin e mandatit qeveritar, kur nuk pranoi vendimet e mara nga Qeveria Çeku pas zgjedhjeve të 2007. Edhe më keq, me anë të këtyre vendimeve, vendi u zhyt në krizë buxhetore, marrëveshja me FMN është në prag të prishjes, ICO për herë të parë pas tri viteve kërcënoi se do të përdor fuqitë ekzekutive dhe krejt në fund, punonjësit publik, nuk morën rritjen e premtuar. Ky është fundi i turpshëm i një mandati që filloi premtushëm.

Këto tri faza të qeverisjes 2008-2010 më ngjajnë me titullin e filmit "The good, the bad and the ugly": një fillim i mirë, një mes i keq dhe një fund i shëmtuar.

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi