Me të mbytë me PowerPoint

18/07/2013 Shkruan Agron Demi

Huqja e madh e “vizionarëve” të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 17 korrik 2013.
“Me të mbytë me PowerPoint” (“Killing by PowerPoint”) është një frazë e cila i referohet dukurisë gjithnjë e në rritje të prezantimit përmes PowerPoint, ku zakonisht prezantuesit fokusohen në prezantim vizual dhe jo në përmbajtje. Kjo frazë ka hyrë në përdorim shumë më herët se kur Qeveria e Kosovës kishte përgatitur në PowerPoint vizionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës 2011-2014. Por, “PowerPoint Vizioni i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës” është shembulli më eklatant i thënies “me të mbytë me powerpoint”.

Pas zgjedhjeve nacionale të 2010, Qeveria e Kosovës ishte grumbulluar në qendrën e skijimit në Bansko të Bullgarisë dhe kishte hartuar “vizionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës”. Ky plan “zhvillimor” u aprovua edhe zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës në prill 2011. Sipas këtij Plani, në katër vitet në vijim, Kosova do të arrinte këto caqe:
• Rritjen ekonomike vjetore prej 7-8%;
• Uljen e papunësisë prej 10%;
• Përmirësimi i rangimit dhe ulja në top 40 vendet e të bërit biznes; etj.
• Privatizimin e ndërmarrjeve publike (PTK, KEDS, Kosova e Re) më së largu deri në fund të 2012; etj.

Arsyeja përse po i kthehem edhe një herë këtij “plani zhvillimor”, dokument të cilin Qeveria do të dëshironte që askush mos ta shihte, është fakti se si mund të konsiderohet e suksesshme një Qeveri e cila ja huq objektivave zhvillimor në këtë masë kaq të lartë? Si munden të mburren “vizionarët” e zhvillimit e ekonomik të Kosovës, krerët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Zëvendëskryeministri për Zhvillim Ekonomik dhe vetë Kryeministri, me të arriturat e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës?

Dy ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës publikoi buletinin për trendët ekonomike për tre mujorin e parë të 2013, raport i cili edhe një herë vë në pah gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën përballet Kosova. BQK edhe një herë konfirmoi se norma reale e rritjes së PBB për 2012 ishte 2.9%. Shumë më e ulët se shifra prej 3.9% të cilën e deklaroi Kryeministri dy javë më parë në adresimin e tij para Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (për Kryeministrin ndoshta nuk qon peshë dallimi prej 1% në PBB).

Një muaj më parë, Banka Botërore në një raport për Gjendjen Ekonomike në Evropën Jug-Lindore edhe një herë dëshmoi se papunësia në Kosovë mbetet në shkallën e njëjtë me atë të 2009, kurse 80% e popullsisë jetojnë në varfëri (me më pak se dy euro në ditë). Investimet e huaja direkte kanë shkuar duke rënë dhe investitorët e huaj gjithnjë e më shumë po largohen si pasojë e korrupsionit dhe haraçit. 

Edhe 14 vite pas luftës, dhe 5 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ende nuk ka një plan gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik. Në mungesë të një plani të tillë, donatorët si banka Botërore, BERZH, Komisioni Evropian, vendosin në bazë të bindjeve të tyre se cilat janë sektorët potencial zhvillimor. Kosova ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës zhvillimor serioz, por jo për plane në “powerpoint” si ai i 2011.
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi