Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04/04/2013 Shkruan Agron Demi

Apo mbi sfidën e qasjes në dokumentin më publik të mundshëm në një shtet demokratik – raportin mbi shpenzimin e parasë publike.

Publikuar në gazetën "Tribuna", 3 Prill 2013.

Në kuadër të Institutit GAP, kemi zhvilluar një platformë të quajtur “Si i shpenzon shteti paret tona?” – platformë e cila synon që të thjeshtëzoj sa më shumë të kuptuarit e shpenzimeve buxhetore, si dhe të publikoj sa më shumë të dhëna për shpenzimin e çdo centi nga paraja publike. Një nismë e cila është duke u përballur me sfida të shumta – për shkak të jo transparencës dhe papërgjegjshmërisë së organizatave buxhetore për të lejuar qasje në të dhënat e detajuara të shpenzimeve.

Një javë më parë, Qeveria e Kosovës aprovoi raportin vjetor financiar  mbi të hyrat dhe shpenzimet buxhetore 2012. Ashtu sikurse edhe në vitet paraprake, Qeveria është duke u kujdesur që të bëj të pamundurën që qytetarët të mos kenë qasje në raportin financiar. Ky raport ende nuk është i publikuar askund në uebfaqet zyrtare, edhe pse kjo kërkohet me ligj. Për të pasur qasje në raportin e aprovuar tashmë nga Qeveri, të duhen lidhje miqësore brenda Ministrisë së Financave. Posa të sigurosh qasje në këtë dokument, e sheh se zyrtarët janë përpjekur ta bëjnë sa më të vështirë interpretimin dhe analizimin e të dhënave. Ky raport është shkruar, është shtypur dhe pastaj është skenuar. Në këtë formë, dokumenti është vështirë i lexueshëm dhe nuk mund të bartet përmes email apo është vështirë të publikohet ne uebfaqe.  

Për mbi 1.5 miliard euro të hyra dhe për mbi 1.4 miliard euro shpenzime, Qeveria është mjaftuar të hartoj një raport prej 77 faqesh. Zakonisht Ministria e Financave arsyetohet se raportimi buxhetor i plotëson kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe kushdo që dëshiron të kuptoj për shpenzimet më të detajuara duhet ti qaset raporteve të organizatave buxhetore veç e veç. Por, deri më tani, vetëm dy ministri dhe 4 komuna kanë publikuar raportet për shpenzimet buxhetore. Për të gjitha organizatat tjera buxhetore, informatat e vetme të publikuara mbeten ato që janë të përfshira në raportin përmbledhës financiar të Qeverisë për Kuvendin.

Si zakonisht, pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohet në paga dhe investime kapitale. Në 2012, mbi 407 milion euro janë shpenzuar për paga të punonjësve në sektorin publik. Shumë e cila është për afro 96 milion euro më e madhe se dy vite më parë. Krejt kjo si pasojë e një strukture shtetërore të tejngarkuar me të punësuar. Për disa vite radhazi, kategoria e investimeve kapitale është kategori e shpenzimeve me të cilën Qeveria e Kosovës i lejon vetes që të kusuritet, në rast se dështojnë të hyrat e caktuara buxhetore. Kësisoj, në fund të vitit 2012, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të shpenzoj mbi 73 milion euro të planifikuara për investime kapitale. Brenda një viti, shpenzimet për kategorinë e “mallrave dhe shërbimeve” janë rritur për 13 milion euro, apo shpenzime në total prej 169.3 milion eurosh. 

Raporti financiar për të hyrat dhe të dalat buxhetore për 2012 do t’i dërgohet Kuvendit për aprovim. Si zakonisht, Kuvendi do të debatoj dhe aprovoj këtë raport buxhetor pa pasur fare idenë si janë realizuar projektet për të cilat ata kanë votuar me rastin e aprovimit të Ligjit për Buxhetin 2012, kur atyre u ishin dërguar 315 faqe me të dhënat për shpenzimet buxhetore. Përderisa deputetët do të mjaftohen me kaq, për ne në sektorin e shoqërisë civile dhe kolegët në media, llogaridhënia për shpenzimin e parasë publike nuk mjaftohet dhe nuk përfundon me aprovimin e një raporti 77 faqesh për shpenzimin e 1.4 miliard eurove nga paraja publike.

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi