Kronologjia e një procesi të dështuar

18/04/2013 Shkruan Agron Demi

Apo si e solli Qeveria Thaçi (1&2) zhvleftësimin e një ndër kompanive më profitabile në Kosovë

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 17 prill 2013.

Që në vitin e parë të qeverisjes së PDK, Qeveria Thaçi kishte pikësynim privatizimin e PTK. Më 23 tetor 2008, Qeveria themeloi një Komision ndërministror që të analizojë opsionet për participimin e sektorit privat në PTK, duke përfshirë dhe privatizimin eventual të të gjitha apo disa njësive të biznesit të PTK. Pas këtij vendimi, Qeveria filloi përgatitjet për shitjen e PTK, madje iu vu edhe një çmim fillestar i shitjes. Në bazë të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2010-2012, privatizimi i PTK konsiderohej se do ti sillte të hyra të menjëhershme buxhetit të Kosovës në vlerën e gjysmë miliardi eurosh.

Gjatë diskutimit të KASH 2010-2012 në Kuvendin e Kosovës më 11 qershor 2009, deputetët e të gjitha partive kishin vërejtje në vlerësimin e PTK, duke konsideruar se çmimi i PTK prej 500 milion eurosh ishte një çmim qesharak. Në KASH-in e një viti më pas (2011-2013), Qeveria nuk e përmend fare vlerën e shitjes së PTK, por mjaftohet me atë se shitja e PTK do të ndodh brenda vitit 2010.

Më 16 qershor 2010, Qeveria aprovon Strategjinë për shitjen e aksioneve të PTK dhe merr vendim për shitjen e 75% të aksioneve. Strategjia dërgohet në Kuvend për aprovim, konform Ligjit për Ndërmarrje Publike. Më 27 korrik 2010, Kuvendi diskuton për Strategjinë për Shitjen e Aksioneve të PTK. Kjo strategji në Kuvend paraqitet nga Kryeministri Thaçi. Në paraqitjen e tij para deputetëve, Kryeministri shpreh gëzimin e tij me interesimin e madh të investitorëve për të blerë PTK dhe faktin se Qeveria është e interesuar të angazhoj një partner strategjik në tregun e telekomunikimeve. Grupi parlamentar i PDK e mbështet këtë strategji. LDK nuk e përkrah Strategjinë me arsyetimin se ju duhet më shumë kohë për ta analizuar. Kurse AAK është kundër shitjes së PTK. Argumentimin e AAK kundër shitjes së PTK e arsyeton deputeti Ardian Gjini me këto fjalë: “Shitja e aseteve nacionale nuk ka të bëjë me të djathtën a me të majtën, ka të bëjë me 800 milionë ose me 500 milionë ose me 300 milionë, sa fitojmë ne, ne jemi populli, ne duam profit, ne nuk duam të majte a të djathtë, vetëm duam profit. Nëse dikush më thotë mua që është më mirë t’i shesim 300 milionë se t’i fitojmë 800 milionë për 10 vjet, le të vjen le të ma shpjegojë, qoftë ai edhe prej hëne.” AKR dhe LDD, si dy grupe tjera më të mëdha parlamentare, nuk deklarohen fare rreth kësaj çështje. Në fund, Kuvendi e aprovon në parim Strategjinë për shitjen e PTK dhe i rekomandon Qeverisë përfshirjen e disa rekomandimeve të dala nga debati në Kuvend.

Më 28 korrik 2010, Qeveria përfshin në Strategji edhe rekomandimet e Kuvendit dhe në shtator po të atij viti e dërgon Strategjinë për aprovim përfundimtar në Kuvend. Strategjia asnjëherë nuk merr miratimin përfundimtar të Kuvendit, pasi që Kuvendi shpërbëhet dhe shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë formë, Kuvendi nuk aprovon asnjëherë shitjen e aksioneve të PTK, ashtu siç kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike. Pas kësaj, për çdo vit në Ligjin e Buxhetit përfshihen të hyrat nga shitja eventuale e PTK në vlerën e 300 milion eurove.

Më 2013, në garë për blerjen e PTK mbesin vetëm dy konkurrent, dhe jo aq sa thoshte Kryeministri në seancën e 27 korrikut 2010. Oferta më e lartë është 242 milion euro, apo për 258 milion euro më e vogël se sa vlerësimi “pesimist” në KASH 2010-2012. AAK ndryshon tërësisht qëndrim dhe përkrah plotësisht shitjen e këtij aseti publik (dikush u erdhi prej hëne dhe u ndërroi qëndrim).

Kush do të jap përgjegjësi për zhvleftësimin e asetit më profitabil publik dhe menaxhimin katastrofal edhe të një procesi të privatizimit, pas procesit të privatizimit të KEDS?

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi