Lojë e rrezikshme: Investimet në sektorin e energjisë në Kosovë

22/04/2013 Shkruan Agron Demi

Qytetarët e vendeve tjera, Kosovën mund ta njohin si një ndër vendet më të reja në botë. Disa prej tyre madje mund të kujtohen se në Kosovë dikur kishte ndodhur një luftë e tmerrshme çfarë kishte shkaktuar edhe intervenimin e NATO-s.

Për kompanitë investuese, Kosova njihet edhe si vend i burimeve energjetike. Burimeve energjetike me bazë qymyri. Për vite të tëra Kosova e ka ndërtuar imazhin e saj ekonomik si një fuqi e re energjetike, duke u thirrur në atë se “flejmë mbi 14 miliard ton qymyr”. Edhe institucionet politike dhe financiare ndërkombëtare e panë Kosovën si një vend me potencial për zhvillim të burimeve energjetike nga qymyri. Për këtë arsye, krahas ndihmës për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, bashkësia ndërkombëtare investoi miliarda euro edhe në rivitalizimin e blloqeve prodhuese të dy termocentraleve ekzistuese. Askush nuk e di me siguri, por mendohet se që nga 1999 e deri më tani në termocentralet ekzistuese janë investuar mbi 1.2 miliard euro. Një nga arsyet se përse është e vështirë të matet vlera e saktë e investimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është se ndihma financiare e donatorëve për Kosovën nuk është implementuar përmes ndihmës direkte në Buxhetin e Kosovës, por donatorët kanë udhëhequr vetë me të gjitha procedurat e investimeve. Në anën tjetër, për shkak të investimeve të mëdha dhe konrollit të dobët, korrupsioni dhe keq menaxhimet më të mëdha kanë ndodhur pikërisht në sektorin e energjisë. Përgjatë viteve, miliona euro janë shpenzuar për kompani “profesionale” menaxhuese, detyra e të cilave ka qenë të nxjerrin KEK nga kriza. Administratorë ndërkombëtar në KEK janë paguar me paga të larta, madje ka raste kur ata paligjshëm janë munduar që të vjedhin 4 milion euro në para të gatshme (rasti i gjermanit Joe Trashler) apo “ekspertë” të cilët janë paguar deri në 1100 euro në ditë. Dhe përkundër gjithë këtyre, sektori energjetik mbetet më i pazhvilluari edhe 14 vite pas përfundimit të luftës.

Qeveria e Kosovës, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe USAID, janë të vendosur që të ndërtojnë edhe një termocentral të ri. Kapacitete e këtij termocentrali kanë ndryshuar nga viti në vit, duke filluar nga 2100 MW, për të zbritur pastaj në 1000 MW, për të vazhduar tutje në 600 MW. Tani së fundmi, një ndërmarrje publike (KOSST) ka propozuar ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike me bazë qymyri prej 2000 MW. Këto lëvizje të shpeshta nga 600 në 2100 MW, dëshmojnë se Qeveria e Kosovës vendos në bazë të kërkesës së investitorëve dhe jo në bazë të kërkesave reale për energji. Për vite të tëra, kompani me renome botërore, siç janë CEZ dhe RWE, kishin hapur zyret e tyre në Kosovë dhe lobonin që Kosova të ndërtoj kapacitete sa më të mëdha energjetike me bazë qymyri. Për shkak të pavendosmërisë së qeverive të ndryshme në Kosovë dhe si pasojë e krizës financiare globale, këta investitorë u larguan nga Kosova. Tani, ata të cilët janë duke shprehur sado pak interesim për të investuar në sektorin e energjisë në Kosovë, janë vetëm kompani turke.

Çështja është se Kosova nuk ka nevojë fare për kapacitete të reja me bazë qymyri. Ajo çfarë ka nevojë Kosova është krijimi i një klime të favorshme për të investuar në burimet e ripërtërishme të energjisë. Investimet në burimet e ripërtërishme energjetike do të mbushnin boshllëkun aktual të furnizimit me energji. Për dallim nga investimet në qymyr, ku pritet të hyjë vetëm një investitor, investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë mund të sjellin me dhjetëra investitorë në Kosovë dhe të hapin shumë më shumë vende pune se sa të punësuarit në termocentralet aktuale dhe të reja.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në Kosovë ekzistojnë 122 biznese të regjistruara, të cilat si veprimtari të tyren kryesore kanë prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike (pa llogaritur këtu KEK-un, e cila po ashtu është e regjistruar si biznes në ARBK). Tërë këto biznese, janë regjistruar në ARBK me shpresën se Qeveria e Kosovës do të krijoj një ambient më të mirë për investime në fushën e energjisë. Për shkak se energjia është një fushë e ndjeshme e investimeve, rregullat ligjore në fuqi kërkojnë që përveç regjistrimit si biznes, investitorët duhet të aplikojnë edhe për licencë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Deri te marrja e licencës, një investitori potencial i nevojitet që të ndjek afro 20 procedura dhe të nxjerr një mori dokumentesh. Përkundër këtyre procedurave dhe interesimit për investime, ZRRE është duke bllokuar investimet në energjinë e ripërterishme. Deri në prill 2013, janë 14 investitorë potencial të cilët kanë aplikuar për licencë në ZRRE dhe të cilët janë duke pritur lejen për të investuar në burime të ripërtërishme të energjisë. Këto 14 projekte investuese së bashku paraqesin potencial për prodhimin e 175 MW energji elektrike. Duke ju hapur rrugë investimeve në energjinë e ripërtërishme, ne arrijmë të shmangim monopolin, i hapim rrugë më shumë investitorëve dhe arrijmë të diversifikojmë burimet e energjisë.

Kosova e ka shancin më të mirë që të shndërrohet në vendin më të favorshëm për të investuar në burimet e ripërtërishme. Si një vend i ri, me mungesë të furnizimit me energji, Kosova mund të ndërroj imazhin e saj nga një vend i pazhvilluar dhe me rezerva të mëdha qymyri, në një vend i cili zhvillimin e tij e sheh duke u hapur rrugë investimeve në energjinë e ripërtëritshme. Nuk mund të reklamohemi si “Europianë të rinjë”, e të investojmë në burimin më të vjetër energjetik. Europa e re është Europa e burimeve alternative të energjisë. “Europianët e rinjë” janë të rinjët të cilët angazhohen për një ambient më të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi