Gabimet e Institucioneve Ndërkombëtare Financiare në Kosovë

29/05/2013 Shkruan Agron Demi

Apo, si po vdesin nga të ftohtit njerëzit në Kosovë sipas zyrtarët e Bankës Botërore?

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 29 maj 2013.

Institucionet ndërkombëtare financiare, siç janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, partner kryesor të tyre kanë qeveritë e vendeve me të cilat ato operojnë. Në këtë mënyrë ato mbështesin pothuajse të gjitha planet e partnerëve të tyre. Ajo çfarë këto institucione kanë gabuar historikisht dhe vazhdojnë të gabojnë është lënia anash e akterëve të tjerë publik në një vend të caktuar. Përfshirja në konsultime e akterëve tjerë jo qeveritar, siç janë organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur, sindikatat e punëtorëve, grupet politike opozitare, mediat, etj., ka rëndësi shumë të madhe sidomos në vendet në zhvillim, me korrupsion të lartë dhe demokraci të brishtë.

 

Në rastin e Kosovës, institucionet ndërkombëtare financiare nuk kanë zhvilluar bashkëpunim të rregullt me akterët jo qeveritarë. Partneri i tyre kryesor dhe i vetëm mbetet Qeveria, ani pse kjo e fundit këtë partneritet e zhvillon pa ndonjë strategji zhvillimore ekonomike. Pikërisht për këtë fakt, ato bëjnë gabimet e njëjta sikurse Qeveria e Kosovës. Një muaj më parë, presidenti i Bankës Botërore Dr.Jin Yong Kim, deklaroi se “BB do të mbështes ndërtimin e një termocentrali të ri në Kosovë ngase nuk do të lejoj që njerëzit atje të vdesin nga të ftohtit”! E njëjta deklaratë u përsërit javën e kaluar edhe nga Gino Alzetta – Drejtor i Bankës Botërore për Kosovën dhe vendet tjera. Në vizitën e tij në Prishtinë, z.Alzetta deklaroi se ekonomia e Kosovës nuk është në gjendje edhe aq të keqe, dhe vazhdoi, “se BB nuk do të lejoj që njerëzit në Kosovë të vdesin nga të ftohtit, në mungesë të energjisë elektrike.”

 

Së pari, nëse njerëzit vdesin nga të ftohtit në mungesë energjisë elektrike, atëherë ai vend është në gjendje shumë të vështirë ekonomike pasi që mungojnë komoditete bazë, si energjia. Së dyti, ndërtimi i termocentralit të ri me qëllim që njerëzit të nxehen prej tij, është logjika më e dëmshme e zhvillimit energjetik dhe ekonomik në përgjithësi. Kjo dëshmon më së miri se përse po ndërtohet një termocentral i ri në Kosovë: për të shtuar kapacitetet e prodhimit të energjisë me bazë qymyri, pa u kujdesur fare për eficiencën e energjisë, pa eliminuar humbjet teknike dhe vjedhjet komerciale të energjisë dhe pa i marrë për bazë burimet alternative.

 

Ajo çfarë i shpëton kosovarët nga vdekja nga të ftohtit është krijimi i mundësisë që ngrohja gjatë dimrit të vije nga ngrohtoret ose izolimi më i mirë i shtëpive dhe jo nga elektriciteti. Nëse tentohet që përmes sigurimit të mjaftueshëm të energjisë elektrike të zgjidhet edhe problemi i ngrohjes, Banka Botërore vetëm se do e rëndoj gjendjen ekonomike të kosovarëve. Kosova nuk do të zhvillohet ekonomikisht nëse strategjia e Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës është shpëtimi i njerëzve nga vdekja nga të ftohtit, e mbytja e tyre me fatura të fryra të energjisë elektrike e cila do të përdoret për ngrohje të hapësirave të banimit.

 

Nëse Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës dëshirojnë që të nxjerrin njerëzit nga varfëria dhe tu krijojnë kushte që ata të mos vdesin ftohtit, atëherë tu ndihmohet kosovarëve që përmes programeve të eficiencës së energjisë të izolohen më mirë shtëpitë e banimit, të investohet në eliminimin e humbjeve të energjisë, të ndalohet tymi i termocentraleve i cili, së bashku me ndotësit tjerë të ajrit, është përgjegjës për dëme vjetore ekonomike prej 100 milion eurove dhe për humbjen e 835 jetëve në vit, shifra të publikuara nga vet Banka Botërore.
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi