Haraç-Ekonomia

08/05/2013 Shkruan Agron Demi

Apo, si po i shantazhon vetë shteti investitorët e huaj?

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 8 maj 2013.
Ditë më parë, u raportua edhe për një rast të rëndë të kërcënimit të investitorëve të huaj. Investitorit “Solar+Wind Kraftwerksgesellschaft Sh.p.k.” iu kërkua haraç prej 300 mijë eurosh në muaj. Ky nuk është rasti i parë dhe, duke parë neglizhencën e institucioneve, me siguri nuk do të jetë edhe rasti i fundit. 

Haraçi në Kosovë është bërë pjesë e të bërit biznes. Para se ti kërkohej haraç kompanisë “Solar+Wind Kraftwerksgesellschaft Sh.p.k.”, haraç iu kërkua edhe kompanisë britanike “Fox Marbles”, lajm i cili bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare, me që rast Reuters e krahasoi ambientin e investimeve në Kosovë me atë të “Perëndimit të Egër”. Raste të shumta të haraçit janë identifikuar dhe raportuar nga Odat Ekonomike, të thirrura për mbrojtjen e investitorëve të huaj. Këto organizata, në shumë raste publikisht kanë shprehur shqetësimin e tyre se si bizneseve po u kërkohet haraç. 

Nëse kërkoni në internet me fjalët “invest+Kosova”, më së larti në listë të kërkimit do ju shfaqet uebfaqja e Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve. Por nëse klikoni në te, nuk mund të merrni asnjë informatë ngase “uebfaqja është në konstruktim e sipër”. Pas saj, uebfaqja më e vizituar për investimet në Kosovë është ajo e cila bën thirrje për të mos investuar në Kosovë apo dontinvestinkosovo.com. Kjo uebfaqe është krijuar disa vite me parë, si revoltë e një investitori norvegjez i cili pretendonte se i është bërë e padrejtë në rastin e një tenderi në PTK. Rastet e vazhdueshme të haraçit, vetëm e përforcojnë edhe më shumë thirrjet e shumta për të mos investuar në Kosovë. 

Por si arrijnë grupet kriminalë të vëjnë haraç investitorëve të huaj dhe vendor? Thjesht: duke bashkëpunuar me zyrtarët shtetëror, qoftë në nivel të administratës, qoftë në nivele më të larta qeverisëse. Për investimet e mëdha, siç janë investimet në fushën e energjisë (hidrocentrale, centrale solare dhe të erës, etj.), shpeshherë investitorëve u nevojitet shpronësim i pronave apo edhe garanci bankare se investimi do të kryhet konform licencës së dhënë (nëse arrihet deri tek marja e licencës për punë). Në rastet kur kemi të bëjmë me shpronësime, në bazë të Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, kërkohet që investitori të ofroj garanci bankare e cila garanton se investitori i ka të gatshme mjetet për shpronësim të pronave. Në këso rastesh, investitorët, në dosjen e aplikimit për licencë, u duhet të ofrojnë edhe dëshminë se në xhirollogarinë e tyre kanë të gatshme miliona euro të nevojshme për shpronësim dhe fillim të investimit. Por, kush i garanton ata se ajo dëshmi bankare do të mbahet sekret? Askush. Në këtë mënyrë, grupet kriminale, lehtë identifikojnë ata investitorë të cilët kanë para të gatshme në xhirollogaritë e tyre dhe madje e marrin vesh edhe shumën ekzakte të mjeteve të deponuara. Përndryshe, si do të arrinin këto grupe kriminale që të vendosin haraç prej 300 mijë eurosh në muaj, nëse nuk do të ishin të sigurte se një kërkesë e tillë “mund të jetë e përballueshme për investitorin”? Në këtë mënyrë, vetë shteti i vë në rrezik investitorët e huaj.

Rastet e këtilla, bëjnë që çdo investitor, para se të investoj në Kosovë, të llogaris se sa do të paguaj në taksa formale (shtetit) dhe sa do ti duhet të paguaj për të qetësuar grupet kriminale (strukturën jo zyrtare, por të pushtetshme). Një investitor i humbur në këtë mënyrë, nuk do të kthehet kurrë, sado që ne arrijmë të përmirësojmë ambientin e të bërit biznes.
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi