Krijuesit e Kaosit

30/12/2013 Shkruan Agron Demi

Për politikanët dhe institucionet publike, si përgjegjësit kryesor për zhvillimin e ulët ekonomik në Kosovë

Publikuar në gazetën "Tribuna", 28 dhjetor 2013.
Sipas një barsolete, “ushtruesit e profesioneve të ndryshme ishin mbledhur dhe po shtyheshin se profesioni i cilit është profesioni më i vjetër në botë. Doktori u ngrit dhe tha se profesioni më i vjetër në botë është ai i doktorit, ngase Zoti veprimin e parë që bëri ishte kryerja e një operacioni kirurgjik, ku nga briri i mashkullit krijoi femrën. Arkitekti kundërshtoi, duke pretenduar se profesioni i arkitektit është ai më i vjetri, ngase në fillim e tërë bota ishte kaos, andaj u deshtë ndërhyrja e arkitektit që të krijohej rendi. Kurse, politikani pyeti me ironi: “Kush e krijoi kaosin?”

Daron Acemoglu dhe James A. Robinson, në librin e tyre “Përse Dështojnë Kombet” (Why Nations Fail) argumentojnë një tezë interesante sipas së cilës, nuk është shtrirja gjeografike, kushtet klimatike, madhësia e shtetit, kultura apo raca ato që përcaktojnë nëse një shtet do të jetë i zhvilluar ekonomikisht apo jo, janë sistemi politik, institucionet publike dhe liderët politik, faktorët përcaktues të zhvillimit ekonomik. 

Përgjatë këtyre 14 viteve të pas luftës, Kosova është qeverisur nga një ndërthurje e administrimit ndërkombëtar në forma të ndryshme dhe evoluimit të institucioneve vetëqeverisëse. Objektivi kryesor i administratave ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet stabiliteti politik në Kosovë. Objektivi kryesor i partive dhe liderëve politik kosovar ka qenë dhe është mbetja në pushtet apo marrja e pushtetit politik me çdo kusht, si mënyra më e lehtë për të fituar pushtet ekonomik për elitën politike. Përderisa teorikisht Kosova ka përfaqëesuar një sistem politik inkluziv, duke i mundësuar të gjitha grupeve politike pjesëmarrjen e lirë në proceset politike dhe të gjitha organizatave ekonomike pjesëmarrje në tregun e lirë, në praktikë përgjatë këtyre viteve konkurrenca jo lojale në treg dhe ekonomi ka favorizuar vetëm një grup të caktuar politik dhe organizatave biznesore.

Pamundësia për të kontrolluar një pjesë të territorit, paaftësia për të luftuar ekonominë joformale dhe taksimi vetëm i një pjese të bizneseve, niveli i lartë i korrupsionit, lidhjet e politikës me ndërmarrje të caktuara dhe favorizimi i tyre në projektet publike, janë disa nga praktikat jo të mira të cilat favorizojnë një grup të caktuar të organizatave ekonomike në dëm të tjerave. Në anën tjetër, burokracia në regjistrimin e bizneseve, aplikimi jo i drejtë i CEFTA-s nga ana e vendeve anëtare, konflikti i kompetencave në mes nivelit qendror dhe lokal, mbrojtja e ulët e investitorëve, paaftësia e institucioneve për të futur në përdorim burimet energjetike dhe minerare, mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik, qasja e vështirë në financa, janë faktorë shtesë përse në këtë vend edhe në vitin që po lëmë pas Kosova nuk arriti të dal nga kaosi ekonomik.
Duke marrë parasysh këta faktorë dhe duke qenë të vetëdijshëm se ndryshimi i politikave, ligjeve dhe institucioneve është një proces që merr kohë, nuk mund të pritet se në 2014 gjendja ekonomike do jetë më e mirë. Thjeshtë, me metoda të njëjta, nuk mund të priten rezultate të ndryshme.

Andaj, nuk është e vërtetë se Kosova është e varfër për shkak se jemi treg i vogël, apo se kriza globale financiare ka ndikuar në uljen e investimeve, apo se kosovarët janë një “popull i cili nuk e do punën”. Fajtorët kryesor për këtë kaos ekonomik janë liderët politik dhe institucionet të cilat ata i udhëheqin. Më 2014, të synojmë një politikë më të mirë, për të shpresuar se në vitet e ardhshme politika e duhur do të sjell edhe zhvillimin e duhur ekonomik. 
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi