Çka pas plotësimit të dëshirës së Pacollit?

24/05/2013 Shkruan Agron Demi

Kur kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga përfundimi i mandatit qeverisës, cili është pani i AKR në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik?

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 22 maj 2013.
Më në fund u realizua dëshira partnerit qeverisës AKR për të udhëhequr me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Tani, kur kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga përfundimi i mandatit aktual qeverisës, AKR udhëheq me dy ministritë kryesore të zhvillimit ekonomik: MZHE dhe MTI. Çka tash? Çfarë do të ndodhë pas ndërrimit të titullarit të MZHE?

MZHE është përgjegjëse, ndër të tjera, për menaxhimin e tri proceseve të rëndësishme ekonomike aktuale: privatizimin e PTK, politikat energjetike dhe ristrukturimi i Trepçës. AKR dhe lideri i saj shpeshherë kanë dërguar sinjale të kundërta me partnerin qeverisës PDK sa i përket këtyre tri proceseve. Si do t’i vazhdojë AKR këto procese, dy nga të cilat vetëm se janë në fazën e finalizimit?

PTK
Menjëherë pas hapjes së ofertave për privatizimin e PTK, kur u bë e ditur se PTK do ti shitej Axos&Najafi për 277 milion euro, lideri i AKR doli hapur kundër kësaj forme të privatizimit, duke argumentuar se plani i tij për PTK ka qenë më i favorshëm. Sipas Pacollit, plani i AKR ishte dhënia e PTK në menaxhim një kompanie londineze për një periudhë 6 vjeçare, pas së cilës PTK do të kthehej në menaxhim të Qeverisë së Kosovës dhe shteti do të përfitonte të hyra më të mëdha dhe një kompani të modernizuar publike. Ky “kundërshtim” i tij nuk u shoqërua me veprim konkret, pasi që vetë anëtarët e partisë së tij anëtar të Komitetit Drejtues për Privatizimin e PTK votuan për shitjen e kësaj ndërmarrje për 277 milion euro. AKR dhe lideri i saj nuk njihen për konsistencë të veprimeve, por me marrjen në menaxhim të MZHE tani e ka mundësinë që deri më 6 qershor të këtij viti, të anulojë nënshkrimin e kontratës për shitjen e PTK. Nuk mendoj se plani i AKR është më i miri, por së paku të gjithë pajtohemi se shitja e PTK për Axos&Najafi është veprim i dëmshëm ekonomik për vendin. Është e vërtetë se Besim Beqaj dhe PDK kanë sjellë procesin deri këtu, por Fadil Ismajli do të nënshkruajnë marrëveshjen për shitjen e PTK, nëse AKR nuk ndryshon kursin e tanishëm të MZHE.

Energjia
Një fushë tjetër në të cilën nuk ka treguar fare konsistencë AKR është edhe ajo e energjisë. Plani i AKR, i cili ndodhet ende në uebfaqen e kësaj partie, parasheh rindërtimin e katër gjeneratorëve të “Kosovës A”, ndërtimin e termocentralit të ri prej 630 MW me “gaz të kaltër”, dhe rikonstruktimin e gjeneratorëve të “Kosovës B”. Vetëm pak javë më parë lideri i AKR në një tubim partiak ka kundërshtuar planet e Qeverisë në të cilën bën pjesë për mbylljen e “Kosovës A” deri më 2017, zotim të cilin Qeveria duhet ta përmbush si nënshkruese e Traktatit të Energjisë. Tani që AKR ka këtë ministri në menaxhim, çfarë do të ndodhë me grupet punuese qeveritare të krijuara për përshpejtimin e mbylljes së “Kosovës A”? Po ndërtimi i termocentralit të ri me gaz të kaltër?!

Trepça
“Trepça” është ndërmarrje nën menaxhim të AKP dhe jo MZHE. Mirëpo, edhe AKP edhe Qeveria e Kosovës e dinë se ristrukturimi i ndërmarrjes “Trepça” nuk do të lihet në kompetencë të AKP dhe qeveria do të menaxhojë me këtë proces. Më 25 gusht 2010 Qeveria e Kosovës me vendim ekzekutiv ka aprovuar Planin për Ristrukturimin e Trepçës dhe përgatitjen e saj për tërheqjen e investimeve. Pacolli me çdo kusht ka insistuar që ai të ketë kompetenca mbi “Trepçën”, duke insistuar që kjo kompani ti jepet në shfrytëzim Princit të Kentit dhe ajo të regjistrohet në bursën e Londrës. Insistimi i tij për “Trepçën” dhe dhënia në shfrytëzim të saj një personi të caktuar, pa asnjë procedurë përzgjedhëse sipas ligjeve në fuqi, është një nga dëshmitë më të hapura se si i qaset Pacolli dhe kjo Qeveri pasurisë publike, përmes qasjes dhe lidhjeve personale të liderëve politik.

Andaj, mos pritni ndryshime pozitive në MZHE pas ndërrimit të titullarit të saj. Madje duhet ti frikohemi më të keqes.
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi