Në kërkim të një modeli të mirëqeverisjes

13/10/2013 Shkruan Agron Demi
Publikuar në gazetën JNK, 13 tetor 2013.




Qeverisja në Kosovë në përgjithësi është qeverisje pa kreativitet, pa inovacion, pa vullnet. Nëse e kam të vështirë të rendis disa shembuj të mirë qeverisjes, në vijim do mundohem të rendis disa shembuj të sjelljes së mirë në qeverisje, shprehjes së vullnetit të mirë dhe organizimit të banorëve për të përmirësuar ambientin ku ata jetojnë.

Disa javë më parë, isha njëri ndër katër pjesëmarrësit në debatin për programet zgjedhore të partive politike të organizuar nga “Jeta në Kosovë”. Në insistimin e moderatorit të emisionit që të përmendim një shembull inspirues nga qeverisja katërvjeçare në nivel komunal, asnjëri nga ne nuk arriti që të përmend një shembull të mirëqeverisjes në ndonjërën nga 34 komunat e Kosovës. Tani, kur kanë kaluar shumë ditë nga ky debat, prapë e kam të vështirë të përmend një shembull vërtet inspirues.

Ekziston një maksimë e gazetarisë amerikane sipas së cilës “kur qeni e kafshon njeriun, ky nuk është lajm; por kur njeriu kafshon qenin, ky është lajmi”. Tek ne, ka kohë që lajmi i keq është bërë normë. Apo për të shprehur në gjuhën e maksimës së mësipërme: “është bërë rregull që tek ne njeriu të kafshojë qenin”. Një vit më parë, organizata ku unë punoj publikoi raporte mbi ecurinë e qeverisjes në 30 komuna të Kosovës. Përmbajtja e raporteve pasqyronte një mori shkeljesh dhe keqpërdorimesh. Lexuesit, të lodhur me lajme për keqqeverisjes, nuk i dhanë jehonë të madhe raporteve. Por ishte një komunë ku të gjeturat nga hulumtimi treguan se në masë të madhe, gjatë qeverisjes trevjeçare, kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij, kishin qeverisur ndershëm me komunën. Dhe kjo bëri lajm. Raporti i GAP-it u pasqyrua në media dhe u shpërnda shumë në rrjetet sociale. U dhanë komente të mira për komunën dhe kryetarin. E në fakt, krejt ajo se çfarë bëri të “jashtëzakonshme” ky kryetar ishte respektimi i ligjeve në fuqi dhe sjellja konform standardeve. Asgjë më shumë. Ky kryetar është Refki Suma dhe kjo komunë është Hani i Elezit.

Ky shkrim nuk ka për temë Hanin e Elezit dhe Rufki Sumen, por atë se sa na mungon një shembull i mirë në politikën kosovare. E shembujt e mirë janë të domosdoshëm nëse dëshirojmë që kësaj shoqërie t’ia rrisim besimin në shtet ligjor dhe pjesëmarrjen demokratike. Jemi ngulfatur nga rastet e shumta të keqpërdorimeve. Andaj, na duhet një shmangie urgjente nga ky kurs. Kjo shmangie mund të vije ( 1) si rezultat i efektivitetit të gjykatave, të cilat do të dënonin keqpërdoruesit e pushtetit (2) i edukimit të zgjedhësve që të dënojnë me votë ata të cilët keqpërdorin besimin e tyre (3) i dhënies së shembujve të mirë të qeverisjes nga ata të cilët zgjedhën për të ushtruar poste publike (4) i organizimit të vetë qytetarëve që të përmirësojnë ambientin ku jetojnë.

Qeverisja në Kosovë në përgjithësi është qeverisje pa kreativitet, pa inovacion, pa vullnet. Nëse e kam të vështirë të rendis disa shembuj të mirë qeverisjes, në vijim do mundohem të rendis disa shembuj të sjelljes së mirë në qeverisje, shprehjes së vullnetit të mirë dhe organizimit të banorëve për të përmirësuar ambientin ku ata jetojnë.

Një nga ne: Pas çdo palë zgjedhjesh lokale që nga viti 2000, qytetarët kanë vërejtur se gjithnjë e më shumë kryetari i zgjedhur ka krijuar një hendek të madh në mes tij dhe zgjedhësve. Ky hendek është krijuar si rrjedhojë e mbylljes së kryetarëve ndaj publikut, lëvizja e tyre me automjete të shtrenjta me xhama të zi, drekimi i tyre në restorante luksoze, pasurimi i tyre i vazhdueshëm në kohën kur gjendja ekonomike e qytetarëve ka mbetur e njëjtë. Por, ekzistojnë së paku dy raste kur përkundër zgjedhjes së tyre për kryetar komune, ata kanë qëndruar me këmbë në tokë dhe kanë jetuar me problemet e qytetarëve. Këta dy individë janë Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Novobërdës dhe Rufki Suma kryetar i Komunës së Hanit të Elezit. Ajo çfarë i karekterizon këta dy kryetarë komunash është afërsia me qytetarët. Për shkak se komunat me të cilat ata qeverisin kanë një numër të vogël banorësh, ata i njohin pothuajse të gjitha familjet. Nëse paraqiten probleme në infrastrukturë, këta dy kryetarë i vizitojnë edhe personalisht këto vende duke u interesuar për zgjidhjen e tyre. Kjo sjellje e tyre ka bërë që ata të pëlqehen nga qytetarët. Përkundrazi, disa komuna qeverisen nga kryetarë të cilët gjumin e bëjnë në Prishinë dhe nuk jetojnë me qytetarët të cilëve u shërbejnë.

Mbështetja e studentëve: Shumica e komunave ndajnë bursa për studentët. Por kryetari dhe nënkryetari i komunës së Suharekës kanë ndarë edhe pagat e tyre për studentët bursistë të Suharekës. Falë kësaj, komuna e Suharekës është komuna e cila mbështet më së shumti studentët në krahasim me komunat tjera. 

Mirëmbajtja e parkut në Gjilan: Kryetari i Komunës së Gjilanit, prej mandatit të parë të tij më 2007 e deri më tani, mbahet mend më së shumti për rregullimin e parkut qendror të qytetit. Ajo çfarë e dallon këtë investim prej investimeve të komunave tjera në hapësirat e gjelbëruara është mirëmbajtja e tij edhe pas përfundimit të punimeve. Parku i qytetit në Gjilan ka përfunduar së ndërtuari më 2009, por për shkak të mirëmbajtjes së tij ai duket si të ishte përfunduar dje. Por, vetë qeverisja dhe sjellja e kryetarit të Gjilanit, nuk është shembull për t’u ndjekur, për shkak të keqpërdorimeve të mëdha në fushat tjera.

Shembulli i Mamushës: Komuna e Mamushës është komuna e vetme e banuar me shumicë të komunitetit turk. Sipas statistikave zyrtare të punësimit, Mamusha ka papunësinë më të ulët në Kosovë. Një numër i madh i banorëve të kësaj komune merren me bujqësi dhe tregti. Kryetari i kësaj komuna ka ndërmjetësuar në shumë raste në mes të spitaleve në Turqi dhe qytetarëve në nevojë për shërim. Shumë komuna të Kosovës janë të binjakëzuara me komuna jashtë vendit, por asnjëra këto lidhje nuk i ka shfrytëzuar për të mirën e qytetarëve, ashtu siç ka bërë Komuna e Mamushës.

Vetorganizimi i banorëve: Ekzistojnë dy fshatra në Kosovë, të cilat dallojnë nga të gjitha fshatrat tjera: Dobërqani në komunën e Gjilanit dhe Stublla në komunën e Vitisë. Ajo çfarë i dallon këto dy fshatra është vetorganizimi i banorëve për të mirëmbajtur dhe investuar në fshatin e tyre. Vetë qytetarët e Dobërqanit vite më parë kanë ndërtuar parkun e fshatit dhe kanë angazhuar me pagesë punëtorë për t’u kujdesur për mirëmbajtjen e fshatit dhe shtratit të lumit. Kurse, biznesmenët dhe diaspora në fshatin Stubëll me vetorganizim kanë arritur që të kompletojnë infrastrukturën në fshatin e tyre. Modelin e vetorganizimit të këtyre dy fshatrave duhet ta inkurajojnë kryetarët e komunave dhe ta përdorin si shembull për vetëorganizim në fshatrat tjera.

Angazhimi i diasporës në Junik: Vite më parë, diaspora e Junikut kishte mbledhur rreth gjysmë milioni euro për të financuar rrjetin e ujësjellësit. Ky investim ka bërë që tani Juniku të ketë të zgjidhur në masë të madhe problemin e ujit të pijes. Këtë shembull duhet ndjekur edhe në komunat tjera. Komunat nuk duhet të fokusohen vetëm në organizimin e festivaleve të poezisë dhe koncerteve në nderim të diasporës, por t’u ofrojnë projekte konkrete se ku ata mund të investojnë, qoftë për të hapur një biznes të tyrin privat, qoftë për t’u angazhuar në ndërmarrjet e përbashkëta për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore.

Shembujt e mësipërm nuk janë shumë dhe mund të mos jenë edhe aq inspirues. Por, shoqërisë kosovare i nevojitet një shembull i mirë. E shembujt e sipërm janë shembuj që duhet ndjekur. Refuzoj të pranoj si sukses asfaltimin e rrugëve, në të cilat mund të gjesh edhe shtyllat elektrike në mes të tyre, ose rrugë të cilat janë asfaltuar në trasenë e njëjtë, pa u lodhur që së paku rruga të marrë një formë më të drejtë pas asfaltimit. Nuk është shembull i mirë shtrimi i rrjetit të kanalizimit nëpër lagje dhe derdhja e tyre në lum. Nuk është shembull i mirë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit, i cili pastaj nuk ka ujë apo nuk menaxhohet fare nga komuna e kompanitë rajonale. Nuk ia vlen të përmenden investime në gjelbërim e parqe, të cilat nuk mirëmbahen pas përfundimit të punimeve. 

Një fjalë e urtë popullore thotë se “tu e pa dardha dardhën piqet”. Shpresojmë se qeverisja e ardhshme do të “piqet” duke i parë shembujt e mirë.






 






 

Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi