Investimi në tela

28/11/2013 Shkruan Agron Demi

Paradoksi i investimeve publike komunale

Publikuar në gazetën "Tribuna", 27 nëntor 2013.
Javën e kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës për shumë orë diskutuan për Projekt-Buxhetin e Kosovës 2014 me tonet më negative të mundshme. Por në fund, Buxheti u aprovua në lexim të parë me shumicën e votave të deputetëve prezent në seancë.

Nga diskutimet në seancë, kam bindjen se pjesa më e madhe e deputetëve kanë lexuar vetëm faqen e parë të ndarjeve buxhetore, aty ku pasqyrohen të hyrat dhe shpenzimet e përgjithshme të buxhetit. Ndoshta, në atë nivel të diskutimeve, edhe nuk kërkohet që të dihen të gjitha detajet e ndarjeve buxhetore. Komisionet parlamentare të cilat do të kenë detyrën që të ndryshojnë dhe plotësojnë Buxhetin 2014 dhe ta përgatisin atë për lexim të dytë, nuk do arrijnë të bëjnë ndryshime përmbajtësore. 

Siç thuhet, “dreqi fshihet në detaje”. Dhe Kuvendi i Kosovës nuk do arrij që të diskutoj detajet e buxhetit dhe ti eliminoj gabimet në ndarjet buxhetore. Por është e çuditshme se si Ministria e Financave, edhe pas shumë diskutimesh me organizatat buxhetore, ka lejuar që në draftin përfundimtar të buxhetit të dërguar në Kuvend të përfshihen shumë projekte të cilat bien në kundërshtim me kompetencat dhe misionin e organizatave buxhetore.

Sipas një analize të Institutit GAP, të publikuar në tetor 2012, në periudhën 2009-2012 komunat kishin investuar mbi 800.000 euro për përforcimin e rrjetit të energjisë elektrike në Kosovë. Ky investim aq i madh nga komunat ishte i pakuptueshëm kur kihet parasysh se rrjeti i energjisë elektrike në atë kohë ishte kompetencë e ndërmarrjes publike – KEK. Por, investimet komunale në rrjetin e energjisë elektrike do vazhdojnë edhe më 2014. Në një debat zgjedhor para disa ditësh, Kryetari aktual i Komunës së Dragashit dhe kandidat edhe për një mandat të ri qeverisës, premtoi ndërtimin e një nënstacioni 110 kV në Dragash! Përse do të duhej që një kryetar komune të ndërtoj stacione të energjisë elektrike, kur kjo është kompetencë e një ndërmarrje publike, siç është KOSTT? Por, shumica e komunave, përveç premtimeve, investimet në rrjetin e energjisë elektrike i kanë përfshi edhe në ndarjet buxhetore. Për shembull, Komuna e Obiliqit ka ndarë 15.000 euro nga investimet kapitale për të përforcuar rrjetin elektrik. Komuna e Suharekës ka ndarë 25.000 euro për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik. Komuna e Istogut ka ndarë 30.000 euro për blerjen e kabllove të tensionit të ulët. Komuna e Junikut ka ndarë 21.000 euro për ndërtimin e shtëpisë për distribucion të energjisë elektrike. Komuna e Zveqanit ka planifikuar investim prej 170.000 euro për ndërtimin e rrjetit elektrik në fshatin Zhazhe. Komuna e Kamenicës ka ndarë 8.500 euro për rekonstruimin e rrjetit elektrik. Në total, vetëm për investimet në rrjetin elektrik do të shpenzohen 269.500 euro.

Rrjeti i energjisë elektrikë është shitur këtë vit tek konsorciumi turk Calik&Limak dhe kjo kompani tani është private. Ky konsorcium ka për detyrë që në vitet në vijim të investoj 300 milion euro në përforcimin e rrjetit të energjisë elektrike. Çdo investim i komunave në rrjet të energjisë është subvencionim direkt për këtë kompani private. Për vetë faktin se këto investime kanë arritur të kalojnë filtrat e Ministrisë së Financave dhe me siguri do të kalojnë edhe ato të Kuvendit, dëshmon se në linjat buxhetore mund të fshihen lloj-lloj investimesh të pakuptimshme. Nëse arrijnë që këto investime të kalojnë edhe aprovimin e Kuvendit, do të duhej që Auditori Gjeneral ti klasifikoj si keqpërdorim i parasë publike, ngase nuk mund të klasifikohet ndryshe një investim publik në një konsorcium privat.
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Shampanja për “Kosovën e Re”!

30.10.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi