Shampanja për “Kosovën e Re”!

30/10/2013 Shkruan Agron Demi

Si po i ndërron MZHE “rregullat e lojës” në mes të procesit tenderues?

Publikuar në gazetën "Tribuna", 30 tetor 2013.
Nga korrespondenca e Ambasadës Amerikane në Prishtinë me Departamentin e Shtetit Amerikan, apo siç njihen edhe si “kabllogramet”, mësojmë dy fakte interesante sa i përket zhvillimeve energjetike në Kosovë më 2006:
  • Në prill 2006, një kompani amerikane kishte kërkuar nga ministria e atëhershme për Energji dhe Miniera (MEM) që të nënshkruaj një memorandum mirëkuptimi me anë të së cilit i garantohej kësaj kompanie ndërtimi i termocentralit të ri dhe kontrollimi i mihjeve në Kosovë. Ajo çfarë është më ironike se sa vetë kërkesa, është përgjigja e zyrtarëve të ministrisë. MEM, siç thuhej në “kabllograme”, ishte shprehur entuziaste në nënshkrimin e një marrëveshje të tillë, por ishin arsyetuar se këtë nuk e lejojnë administruesit ndërkombëtar.
  • Dy muaj më vonë, në qershor 2006, siç mësojmë nga një tjetër korrespondencë zyrtare e SHBA, MEM kishte marrë garanci nga Banka Botërore, se në pjesën e dytë të 2007, BB do t’i hap rrugë shpalljes së tenderit për ndërtimin e një termocentrali të madh në Kosovë. Pas këtij lajmi, ministri i atëhershëm i MEM kishte hapur një shampanjë për të festuar këtë lajm “të mirë”.
Këta dy shembuj ilustrojnë më së miri qasjen që Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë ndjekur me projektet energjetike në Kosovë. Të dielën, ministri aktual i Zhvillimit Ekonomik z.Ismajli, në një prononcim për “Kohavision”, u shpreh se me kërkesë të kompanive të parakualifikuara për ndërtimin e termocentralit të ri, kushtet e tenderit janë ndryshuar në disa pika, ndër to edhe largimi i mihjeve nga pakoja tenderuese.

Shoqëria civile, që nga koha para miratimit të Strategjisë së Energjisë, ka kërkuar që në Pako tenderuese të mos përfshihen minierat e linjitit dhe TC “Kosova B”. Vendimi i mëhershëm për të larguar “Kosovën B” dhe tani vendimi për mihjet janë vendime të duhura. Por, ajo çfarë po bëhet gabim në vazhdimësi është ndryshimi i rregullave të tenderimit në mes të procesit, apo pas fazës së parakualifikimit të kompanive. Arsyetim i MZHE në të dy rastet ka qenë se në bazë të kërkesës së investitorëve, po bëhen këto ndryshime në tender. Këto ndryshime hapin së paku katër dilema:
  1. Nëse qenka më e favorshme ofertimi për tri kompanitë e parakualifikuara, duke ndryshuar pakon tenderuese, ndoshta kjo do të ishte e favorshme edhe për shumë kompani tjera më kredibile, të cilat duke parë kushtet e tenderit fillestar nuk kanë aplikuar fare?
  2. Nëse, edhe pas shpenzimit të miliona eurove për këshilltar të transakcionit, duhet që prapë të dëgjojmë këshillën e investitorëve, përse atëherë humben miliona euro të buxhetit të Kosovës për këshilltar, këshillat e të cilëve nuk vlejnë?
  3. Nëse, ndryshimet në pakon tenderuese bëhen vetëm me premtim verbal të ministrit të MZHE (pasi që nuk ka vendim zyrtar të Qeverisë dhe Kuvendit), atëherë përse na duhen rregullat e prokurorimit publik?
  4. Nëse, investimet private në energji bëhen mbi baza ad hoc, përse na nevojitet një strategji e energjisë për një periudhë dhjetëvjeçare? Të kujtojmë se Strategjia e Energjisë 2009-2018 parasheh tenderimin e “Kosovës së Re”, në një pako me mihjet dhe “Kosovën B”. 
Përse duhet t’i besojmë këtyre zyrtarëve të cilët përgjatë këtyre viteve kanë qenë të gatshëm përmes memorandumeve me i dhanë në shfrytëzim të gjitha burimet energjetike dhe vazhdojnë të ndryshojnë pakon tenderuese sipas qejfit të investitorëve dhe pa respektuar procedurat ligjore?
Loading Facebook comments ...

OpinioneArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

10.02.2014 Shkruan Bekim Salihu

Nga autoriArkiva

Jo më “Qeveri kineze”

07.07.2014 Shkruan Agron Demi

Krijuesit e Kaosit

30.12.2013 Shkruan Agron Demi

Nuk do duhej të ishte befasi

05.12.2013 Shkruan Agron Demi

Investimi në tela

28.11.2013 Shkruan Agron Demi

Kur shteti të ka borxh

20.11.2013 Shkruan Agron Demi

Katër Fatkeqësitë e Buxhetit të Kosovës

12.11.2013 Shkruan Agron Demi

Paralizimi i shtetit në kohë zgjedhjesh

07.11.2013 Shkruan Agron Demi

Çfarë të hetohet?

24.10.2013 Shkruan Agron Demi

Premtimi i Parajsës në Komuna

05.09.2013 Shkruan Agron Demi

Shteti Joefiçient

28.08.2013 Shkruan Agron Demi

Ndikimi Ekonomik i DokuFest

21.08.2013 Shkruan Agron Demi

Obsiesionimi pas rrugëve

14.08.2013 Shkruan Agron Demi

Pasqyra e Shtetit

07.08.2013 Shkruan Agron Demi

Kostoja e Premtimeve te Paarsyeshme

02.08.2013 Shkruan Agron Demi

Hambari i Kryeministrit

24.07.2013 Shkruan Agron Demi

Me të mbytë me PowerPoint

18.07.2013 Shkruan Agron Demi

Zhvillimi si Liri

10.07.2013 Shkruan Agron Demi

Mashtrimi me Diploma

04.07.2013 Shkruan Agron Demi

Rrugët dhe Pagat nuk mjaftojnë

27.06.2013 Shkruan Agron Demi

Publikoni të dhënat!

20.06.2013 Shkruan Agron Demi

Alkimistët

12.06.2013 Shkruan Agron Demi

Çmimi i dështimit

16.05.2013 Shkruan Agron Demi

Haraç-Ekonomia

08.05.2013 Shkruan Agron Demi

Papunësia?!

02.05.2013 Shkruan Agron Demi

Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25.04.2013 Shkruan Agron Demi

Kronologjia e një procesi të dështuar

18.04.2013 Shkruan Agron Demi

Privatizimi ekstrem

11.04.2013 Shkruan Agron Demi

Si i shpenzoj shteti paratë tona më 2012?

04.04.2013 Shkruan Agron Demi

Shit për të shtruar

21.03.2013 Shkruan Agron Demi

Strategjia e Zhvillimit të Paqëndrueshëm

13.03.2013 Shkruan Agron Demi

Projekti i papunësisë

06.03.2013 Shkruan Agron Demi

Mësimet nga Shqipëria dhe Bullgaria

28.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mitet e vjetra për “Kosovën e Re”

12.02.2013 Shkruan Agron Demi

Mos pyet!

17.06.2012 Shkruan Agron Demi

Rrjeti i Dështimit

30.09.2011 Shkruan Agron Demi

Fillimi dhe fundi i një mandati të mbaruar

07.02.2011 Shkruan Agron Demi

Ti qasesh të paqasshmes

31.08.2010 Shkruan Agron Demi